Lidhja Dekokratike e Kosovës mban tubim në Kamenicë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit, ku do ta prezantojë zyrtarisht kandidatin për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdullin dhe kandidatët për Asamblenë Komunale.
Jeton Biqkaj i cili i prin listës për Asamblenë Komunale të Kamenicës, shkroi se kandidatët e LDK-së përfaqësojnë vizionin për një Kamenicë më të zhvilluar, më të bashkuar dhe më afër qytetarëve.
Ai theksoi se lista përbëhet nga persona me përvojë, energji dhe përkushtim, të gatshëm për të punuar çdo ditë për të mirën e komunës.
“Së bashku, për Kamenicën përtej,” kishte deklaruar Biqkaj.
Në listën e prezantuar përfshihen 20 kandidatë, mes tyre Jeton Biqkaj, Sejdi Kurteshi, Egzona Isufi, Visar Morina, Xhevat Ramadani, Fortesa Kryeziu, Vedat Kastrati, Ibrahim Kryeziu, Trëndelina Kastrati-Hoda, Ekrem Guda, Ismet Sadiki, Shpresa Sermaxhaj, Zejnullah Maliqi, Mimoza Basha, Ismet Maliqi, Mirsat Thaçi, Kaltrina Hyseni, Hasime Hoti, Islam Rexhepi dhe Endrit Jakupi.
Ngjarja mbahet në Teatrin e hapur në sheshin e Kamenicës dhe mbulohet me kamerë nga Ekonomia Online.