Është arrestuar një person me inicialet D.N nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile n. Arrestimi i tij u bë me urdhrin e Prokurorisë Speciale, u bë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.
“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.