Libri i Hill-it, Rubin pyetet nga prokuroria: Shkroi torollakqe, provoi të zbehte rolin tim si diplomat dhe të Albright-it

Prishtinë | 15 Sht 2025 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, është pyetur për vlerësimet që i ka bërë Christopher Hill në librin e tij për James Rubin si dikush që e favorizonte Hashim Thaçin.

Rubin e quajti “shkrim i pasakt, dhe në mënyrë torollake” atë çka ka portretizuar Hill dhe e quajti të anshëm në anën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ishte i anshëm, po provonte të më zbehte, po provonte të zbehte edhe Albrightin në media, ishte i pasaktë dhe i anshëm.

Në mënyrë të budallakët Hill provonte të më zbehte, dhe shpikte storie që s’ishte e saktë, të zbehte rolin tim si diplomat dhe rriste rolin e vet si diplomat”, tha ai.

Rubin po vazhdon dëshminë e tij për gati 7 orë, në rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas pyetjeve të ekipeve mbrojtëse të Thaçit, Veselit e Krasniqit, Rubin u pyet nga Prokuroria.

“Hill po tregonte njëanshmëri, po përpiqej të më zvogëlonte rolin tim, e bëri këtë në mënyrë të përsëritur dhe po ashtu u përpoq ta zvogëlonte edhe sekretaren Albright para gazetarëve, duke pretenduar gabimisht se ajo e kishte favorizuar udhëheqësin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje, kur në fakt ishte delegacioni shqiptar i Kosovës që e kishte zgjedhur atë si udhëheqës, dhe miratimi i tij ishte i domosdoshëm që ne të arrinim objektivat”,theksoi Rubin.

Të ngjashme