Jennifer Lopez postoi foto nga sheshxhirimi dhe të gjithë e ngatërruan me këtë këngëtare

Prishtinë | 16 Sht 2025 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Ndjekësve të Jennifer Lopez iu deshën t’i shihnin dy ose tre herë për të kuptuar se fotot e postuara në llogarinë e saj në Instagram nuk ishin të këngëtares Gwen Stefani.

Arsyeja? Pamjet e reja nga përgatitjet dhe xhirimet e filmit të ardhshëm të regjisorit Bill Condon, me titull “Kiss of the Spider Woman”, ku Jennifer Lopez interpreton rolin e Aurorës, një figurë mjaft komplekse dhe e bukur që ekziston brenda imagjinatës së një personazhi tjetër në film.

Në fotografi, Lopez shfaqet me një paruke me kaçurrela dhe një kordelë rozë në kokë, një stil i frymëzuar nga estetika e viteve ’40-’50. Në një tjetër imazh, ajo shihet në vaskë, duke parë skica veshjesh, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim personazhit të saj.

“Të hyja në rolin e Aurorës ishte si të vallëzoja në epokën e artë të kinemasë. Të kthehesh pas në kohë nuk ka qenë kurrë kaq argëtuese”, shkroi Lopez në mbishkrimin e postimit.

Disa ndjekës reaguan me entuziazëm për rikthimin e Lopez në kinema, ndërsa të tjerë e krahasuan pamjen e saj me atë të Gwen Stefani-t, duke komentuar:

“Në fillim mendova se ishte Gwen Stefani!”

Të ngjashme