Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetares së Ekonomia Online, për veprimet e mëtutjeshme pas 30 shtatorit, kur edhe përfundon masa e përkohshme e Kushtetueses.
Ai ka thënë shkurt se Kuvendi është konstituuar, raporton Ekonomia Online.
“Mendoj që e keni pa shpalljen që e kemi bërë në Kuvendi që është konstituuar Kuvendi “, ka thënë ai.
Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të fundit nga komuniteti serb, Gjykata Kushtetuese, duke mbështetur pretendimet e deputetëve të këtij minoriteti, njoftoi të premten se përpjekjet e mëtejshme për konstituimin e Parlamentit po ashtu duhen ndalur plotësisht deri më datën 30 shtator.
Basha në seancën e 30 gushtit kishte shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit pa zgjedhjen e njërit nënkryetar dhe kishte thirr mbledhjen e kryesisë për të hënën, e cila dështoi pasi nënkryetarët nga partitë që ishin opozitë në legjislaturën e kaluar refuzuan të shkonin me arsyetimin se nuk duan të bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
