Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se zgjedhjet e 12 tetorit janë më të rëndësishmet në historinë 25 vjecare të të kryeqytetit. Sipas tij, qytetarët nuk do të vendosin vetëm thjeshtë kush është kryetari por si do të duket Prishtina më shumë se një dekadë.
Sipas tij, veçantia e tij në këto zgjedhje është se ai përfaqëson modelin e 5 zgjidhjeve të prekshme për Prishtinën funksionale dhe zgjidhjet specifike për secilën lagje.
Ismaili deklaroi se gjendja aktuale në Prishtinë është alarmante: trafiku është një makth, qyteti është më i papastër dhe më i pasigurt se kurrë, ndërsa ndërtimet pa plan e kanë mbuluar qytetin me beton. Sipas tij, për secilën prej këtyre sfidave ka zgjidhje konkrete, të përfshira në pesë prioritetet e tij për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme.
Pas tubimit hapës të shtunën, ai ka sfiduar të gjithë kundërkandidatët duke nisur fushatën nga Kodra e Trimave dhe që sipas tij “shënon turin e ri të prezantimit të zgjidhjeve për secilën lagje”.
Ai tha se “qytetarët e ndershëm të Kodrës së Trimave ende sot trajtohen si periferi e harruar e Prishtinës”, duke shtuar se “kryetari aktual mendon se Prishtina përfundon te rrethi me fontanë, e krejt pjesa që vjen pas saj nuk meriton investime, kujdes e respekt”.
Përveç pesë zgjidhjeve të përgjithshme për kryeqytetin, Ismaili prezantoi edhe zotime konkrete për Kodrën e Trimave, që përfshijnë:
Në përmbyllje të fjalimit të tij, Ismaili tha se këto projekte do ta nxjerrin Kodrën e Trimave nga izolimi dhe do ta kthejnë në një lagje funksionale, të gjallë dhe të barabartë me çdo pjesë tjetër të Prishtinës.
Të gjitha zgjidhjet për Kodrën e Trimave mund t’i gjeni në: https://kohaperprishtinen.com/kodraetrimave
Tubimi i radhës i prezantimit të zgjidhjeve për lagjet e Prishtinës mbahet të Mërkurën, nga ora 19 në Dardani.
