Rama në Bruksel me Rutten: Synojmë portin e ri ushtarak në Porto Romano

NATO Secretary General Mark Rutte receives Edi Rama, Prime Minister of Albania at NATO Headquarters
Prishtinë | 17 Sht 2025 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua roli i rëndësishëm i Shqipërisë si aleat i fortë dhe përkushtimi i vendit për mbrojtjen.

Rama pas takimit u shpreh se synojnë portin e ri ushtarak në Porto Romano.

“Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano”.

“Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të biseduar së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së”, u shpreh tutje ai./Euronews.al

Remarks by NATO Secretary General Mark Rutte and Prime Minister of Albania Edi Rama

Të ngjashme