Kryetari i Kushtetueses zhvillon bisedë telefonike me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në DASH

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Në njoftim thuhet se biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme