Kryetari i Prishtinës Rama nderoi ish-diplomatin amerikan Jonathan Moore me “Hyjneshën e Kryeqytetit”

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nderoi ish-diplomatin amerikan Jonathan Moore me “Hyjneshën e Kryeqytetit”.

“Sot, pata nderin t’i dhuroj ish-diplomatit amerikan, Jonathan Moore, “Hyjneshën e Kryeqytetit”, si shenjë të mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e tij dhe për mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës daj Kosovës.

Një simbol i respektit dhe falënderimit që populli ynë ndjen për SHBA-në, të cilët qëndruan krahë nesh, nga ditët e vështira të luftës, deri te ndërtimi i institucioneve dhe rrugëtimi ynë drejt demokracisë dhe lirisë.

Theksuam se miqësia me Shtetet e Bashkuara është dhe do të mbetet më shumë se një partneritet politik, është një lidhje e përjetshme e ndërtuar me besim dhe në përkushtim të ndërsjellë|, shkroi në facebook, kryetari Rama.

Të ngjashme