Edi Rama “zbulon” fb-in e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella: Misioni im të lehtësoj punën

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar mëngjesin me një video të ministres për Inteligjencë Artificiale.

“MIRËMËNGJES, dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

E në video Diella flet për misionin e saj.

“Unë jam Diella, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë punën e re të qeverisë. Por mos keni asnjë merak puna ime në shërbimin e drejtpërdrejt për u nuk do të ndalojë asnjë qast”, thotë Diella në video e shkurtër.

Të ngjashme