Kush rekomandoi suspendimin e katër policëve?

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një suspendim i katër policëve të Kosovës ngriti reagime të shumta. Kjo pasi që shkak i suspendimit del të jetë një komunikim i tyre në një prej platformave të komunikimit e ku temë kishin zgjedhjen e Dimal Bashës kryekuvendar.

Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë treguar se nuk kanë dhënë ndonjë rekomandim të suspendimit lidhur me këtë rast.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju njofton se nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim për këtë rast, ju lutem i referoheni me kërkesë Policisë së Kosovës për informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Të ngjashme