Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga ka takuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës. Ky mes tyre ndodhi gjatë një samiti global në Erie, Pensilvani, ku Jahjaga do t’i adresëojë pasojat e luftës.
“Me ftesë të The Jefferson Educational Society, sot mora pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, ku do te flas per adresimin e pasojave te luftes gjate mandatit tim si Presidente e Kosoves. Ne margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kerkova edhe ndihmen dhe perkrahjen e zotit Obama ne konsolidimin e shtetesise tone në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Jahjaga në “facebook”.
Ajo ka ritheksuar edhe historinë ndër vite të partneriteti dhe mbështetjes amerikane për Kosovën, përcjell Ekonomia Online.
“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, përfundon shkrimi i ish-presidentes.