Pezullimi i Dialogut Strategjik, Mihajlović: ShBA-ja do ta largojë Kurtin nga skena politike

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Milivoje Mihajlović, ka komentuar veprimin e ShBA-së për ndërprerjen e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë i ShBA-së ka ardhur pas shumë veprimeve të Kurtit që janë kritikuar nga ShBA-ja, raporton RTVSlo.

Mihajlović beson se SHBA-të po punojnë për të dobësuar ndikimin e Kurtit.

Ai është shprehur i bindur se veprimi i fundit i ShBA-së është në shërbim të largimit të Kurtit nga skena politike në të ardhmen.

Gazetari slloven ka thënë se Kurti dhe Vuçiqi kanë një gjë të përbashkët.

“Kurti dhe Vuçiq kanë një bashkëpunim të heshtur të jashtëzakonshëm. Ata plotësojnë njëri-tjetrin dhe e mbështesin njëri-tjetrin.”, ka thënë ai.

Të ngjashme