Skandal i përmasave evropiane – Avokati serb: Sistemi rus i blerë nga Vuçiçi rrezikoi avionin e Ursula von der Leyen mbi Bullgari

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një skandal i përmasave të mëdha evropiane po ndodhë në sytë e botës. Avokati serb Çedomir Stojkoviq është shprehur i bindur se sistemi rus i presidentit serb Aleksandër Vuçiq ka penguar avionin Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbi Bullgari që ndodhi më 1 shtator të këtij viti (2025). Këto pretendime ai i ka nisur në formë të pyetjes se a “A kemi një skandal të ri!?”.

“A kemi një skandal të ri ⁉Më 1 shtator 2025, BE-ja njoftoi se sistemet elektronike ruse kishin penguar (ndërhyrë) avionin e Ursula von der Leyen në Bullgari (Plovdiv). I vetmi sistem rus që mund ta kishte në rreze avionin e saj është sistemi Krasuha, të cilin Aleksandar Vučić e bleu nga Putini në vitin 2022”, ka shkruar Stojkoviq.

Më tej ai ka treguar se “Bëhet fjalë për një sistem të avancuar të luftës elektronike me rreze deri në 300 kilometra. Nga Nishi deri në Plovdiv ka 267 kilometra. Nga Piroti ose nga malet lindore të Serbisë edhe më pak”, duke sjellur në vëmendje atë sic thotë ai “Të kujtojmë se Vučić, me ardhjen në pushtet, ushtrinë e Serbisë e dorëzoi plotësisht në shërbim të inteligjencës së Federatës Ruse”.

Të ngjashme