“Po na sulmojnë se e duam çlirimtarin? S’pagujmë haraç?”, Getinjo pas rastit të Mozzik

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i reperit Mozzik, Getinjo, ka bërë një reagim pasi vëllai i tij u lirua nga Dogana, e cila ia ndaloi përkohësisht dy orë luksoze në vlerë të mbi 1.3 milion euro.

Getoar Aliu këtë herë tha se po tentojnë t’ua prishin atyre reputacionin, pasi i kanë arritur të gjitha.

“Kur nuk kishim kurrgjë vinin na e këputnin rrymën, tash i bëmë falë punës së pandalshme, vijnë na e këpusin rrymën e bankomatit haha! Kështu që na dënojnë pa para, rrymë s’po na lënë kërkund”, duke iu referuar ndryshimeve në jetën e tyre.

Ai madje ka pasur edhe një pyetje se “A thua vetëm ne jemi në këtë Kosovë që pak i kemi rregulluar kushtet? A thua vetëm neve duhet gjithsesi të na sulmojnë në të gjitha anët? Pse? Se e duam çlirimtarin? Se jemi familjarë? Se jemi besnikë ndaj familjes? S’pagujmë haraç?”.

Reperi Mozzik ka pasur afërsi me ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tashmë ndodhet në paraburgim në Hagë dhe siç duket Getinjo e ka lidhur emrin e tij kur i referohet ‘çlirimtarit’.

Të ngjashme