Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me Forumin e Gruas së kësaj partie në mesditë, shkruan Ekonomia Online.
Ai tha se diskutimi ishte i gjerë dhe i frytshëm, duke theksuar sukseset e arritura si dhe fushat ku nevojitet angazhim shtesë.
“Për fitore, bashkë me shtyllën e fortë të rrugëtimit tonë, gratë e familjes sonë politike,” deklaroi Ferati.