Agim Aliu pret hendbollistin Haxhimusa që u kthye në Kosovë nga Zvicra

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij hendbollistin e njohur Florim Haxhimusa, ish-lojtar i Klubit të Hendbollit “Kastrioti” dhe i përfaqësueses së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu njoftoi se Haxhimusa me familjen e tij janë rikthyer për të jetuar në Kosovë.

“Kënaqësi të mirëpres në zyrën time dhe të bashkëbisedoj me hendbollistin e suksesshëm Florim Haxhimusa – ish-lojtar i Klubit të Hendbollit “Kastrioti” dhe i përfaqësueses së Kosovës. Pas shumë vitesh të jetuara dhe punës në Zvicër, Florimi dhe familja e tij janë rikthyer për të jetuar në Kosovë. Përveç angazhimit në biznesin familjar, ai vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj Ferizajt, zhvillimit të tij dhe sportit në veçanti”, ka shkruar Kryetari Aliu.

Të ngjashme