Tetë të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Ferizaj

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në fshatin Softaj të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klan Kosovën se aksidenti ndodhi në shtunën rreth orës 17:50, derisa të lënduarit pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

“Me datë 20.09.2025 , rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka marr tetë persona, te cilit pas tretmanit Mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Të ngjashme