Uran Ismaili prezanton sonte zgjidhjet për Tophanën: Çerdhe të re dhe bulevard të ri

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të ndalet në lagjen Tophane ku ka ftuar qytetarët t’i bashkohen për të parë prezantimin e zgjidhjeve të tij konkrete për këtë pjesë të kryeqytetit.

Ai tha se “Tophanja edhe është shumë afër qendrës për të qenë kaq larg vëmendjes komunale”.

Projektet identifikuese të Ismailit për lagjen Tophane përfshijnë:

Rishikimin e planit të lagjes

Ndërtimin e një çerdheje të re

Ndërtimin e Qendrës së re komunitare për rigjallërimin e lagjes

Rregullimin e kabllove elektrike

Legalizimin e pronave

Restaurimin e klubit të boksit

Ndërtimin e një bulevardi modern me fasada të reja për vendosjen e identitetit të lagjes

Ndërtimin e trotuareve dhe shtigjeve të ecjes për këmbësorë

“Ju pres sonte te hapësira publike mes Remix dhe Albi Market në ora 19:00, ku do të flasim për projektet e mia konkrete për lagjen Tophane,” tha Ismaili.

Ky tubim vjen si vazhdimësi e takimeve që kandidati ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit në lagje dhe fshatra të ndryshme të kryeqytetit, ku deri tani ka prezantuar projektet për Kodrën e Trimave, Dardaninë, Hajvalinë, Bregun e Diellit dhe Bardhoshin.

Të ngjashme