Edhe një i arrestuar për “ndihmë në detyrim” në rastin e familjes Gërbeshi në Vushtrri

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar edhe një person për “ndihme në detyrim”, e që ka të bëjë me rastin e operacionit të madh policor që ndodhi të dielën në Vushtrri. Rasti ka të bëjë me familjen Gërbeshi.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., pasi i njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale”, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme