I gjen 260 euro në rrugë, qytetari i dorëzon në polici

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici në Prishtinë një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Bëhet fjalë për shumën prej 260 eurosh.

“Menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e ka vlerësuar lartë këtë gjest human dhe ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij.

Të ngjashme