Kurti në darkën lamtumirëse për përfundimin e mandatit të komandantit të KFOR-it, falënderon për shërbimin në Kosovë

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në darkën lamtumirëse të mbajtur në rezidencën italiane me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Kurti falënderoi Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe.

Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.

Të ngjashme