LDK bën homazhe për aktorin dhe regjisorin Enver Petrovci, Abdixhiku e quajti “Ikonë të vërtetë të artit dhe kulturës së Kosovës”

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 13:54 | Nga Diellza Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë homazhe për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar, Enver Petrovci. Përfaqësuesit e LDK-së nderuan figurën e tij të shquar dhe lanë shënimet e tyre në librin e përkujtimeve.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajti atë “ikonë të vërtetë të artit dhe kulturës së Kosovës”,

“Ishte një ikonë e vërtetë e artit, teatrit dhe të kulturës së Kosovës. Ishte ndër të parët prej artisëve, ligjëruesve dhe njerëzve që lënë shenja mbi kohë. Ai do të kujtohet përherë si një profesionist i jashtëzakonshëm. Sot i shprehëm ngushëllime familjes, komunitetit dhe zërit artistik, do të kujtohet përherë”, tha Abdixhiku.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama Rama theksoi se Petrovci ishte frymëzim për brezat e rinj dhe një talent i pashoq që la vlera të pashlyeshme në shoqërinë tonë.

“Ishim sot për homazhe të mjeshtrit të madh të ekranit dhe të teatrit zotrin Enver Petrovcin i cili k qenë gjithmonë frymëzim për brezat e rinjë, për të gjithë pjesëtarët e komunitetit të artit dhe kulturës,  talent i pashoq, dikën q do ta kujtojmë si njëri që ka lënë vlera të pashlyera  në shoqërinë tonë. Ngushëllime gjithë komunitetit, kryeqyteti dhe gjithë Kosovës”, ka thënë Rama.

Të dy shprehën ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë Kosovës.

Të ngjashme