Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan kanë pranuar aparaturën mjekësore për implementimin final të projektit për kujdesin paliativ.
Në një postim në Facebook, Ramosaj tha se ky projekt është financuar nga bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Deçanit dhe organizatës AQH.
“Me këtë hap po bëhet e mundur funksionalizimi i një shërbimi të domosdoshëm për pacientët që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe dinjitoz. Si kryetar i komunës, jam i përkushtuar që shëndetësia të mbetet prioritet i yni dhe që çdo qytetar i Deçanit të ketë qasje në shërbime cilësore dhe moderne”, ka shkruar ai.