Avokati Naim Rudari, ka njoftuar se ka pushuar hetimi për dy zyrtarët policorë, Lumnije Behluli dhe Agim Vitija, të cilat u suspenduan nën dyshimin për spiunazh.
Rudari ka thënë se që në shikimin e parë dihej që nuk kishte asnjë indicje për veprime të tilla, e as për dyshim për veprime të tilla.
“Shteti e pushteti duhet kërkuar falje të sinqertë për dy zyrtarët policor Lumnije Behluli dhe Agim Vitija si dhe për familjet e tyre që i shqetësuan në këtë masë duke i dëmtuar pa të drejtë e pa arsye e po ashtu duhet njoftuar mbarë opinionin publik me pastërtinë e dy zyrtarëve policor. Duhet kujdes i lartë në përcaktime e etiketime sidomos nga shteti!!!”, ka shkruar Rudari në Facebook.