Ambasada britanike kërkon që kryekrimineli Radoiçiq të dalë para drejtësisë

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar që kryeorganizatori i sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator të 2023 të dalë para drejtësisë. Kjo thirrje e britanikëve u bë në një shkrim të shkurtër, teksa kujtojnë vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës nga terroristët serbë.

“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit. Autorët, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe sjellë para drejtësisë, dhe ne përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt,” thuhet në reagim.

Të ngjashme