Presidenti Donald Trump u takua me disa udhëheqës arabë dhe myslimanë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbrëmë.
Sipas mediave të huaja, ky ishte një nga më shumë se 30 takimet që presidenti amerikan zhvilloi ditën e djeshme.
Mësohet se Trump u premtoi udhëheqësve arabë se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor, raporton Politico.
Dy persona të njohur me diskutimin thanë gjithashtu se Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument të bardhë që përshkruante planin e administratës për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ku përfshiheshin detaje të shumta.
Kjo vjen mes frikës në rritje për qëllimet e Izraelit, pasi projekti kontrovers i kolonëve E1 në Bregun Perëndimor u miratua së fundmi.
Përpara bisedimeve, Trump u tha gazetarëve se takimi me udhëheqësit arabë ishte “më i rëndësishmi” i ditës, shkruan A2 CNN.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se takimi ishte “i frytshëm”, por nuk dha më shumë detaje