Në tubimin e sontëm para zgjedhjeve të 12 tetorit, që u mbajt në Prishtinë me qytetarë të Lagjes së Spitalit, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se jemi me fat që e kemi kandidat të LDK–së për kryetar të Prishtinës edhe për një mandat, Përparim Ramën, raporton Ekonomia Online.
“Katër vjet më parë e kemi nisur një rrugëtim shumë të vështirë, por që ia kemi arritur, falë përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe falë njeriut që sot qëndron në krye të Prishtinës. Jemi me fat që e kemi kandidat, që e kemi kryetar të Prishtinës, jemi me fat që do ta kemi edhe katër vjet kryetar të Prishtinës.
Nga ndjenja personale që e kam dhe nga njohja e afërt e di që sa shumë e do Prishtinën, e di që sa shumë punon për Prishtinën, e di çfarë punëtori është dhe mbi të gjitha çfarë vizioni ka për Prishtinën. Kjo është vlera kryesore që e ka kandidati ynë, kjo është vlera kryesore e Lidhjes Demokratike”, tha Abdixhiku
Kryetari i LDK –së tha se Përparim Rama ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë qeverisjes në kryeqytet.
“Më lejoni të mburremi me disa gjëra që janë më karakteristike për qeverisjen e LDK-së e para më e rëndësishmja është revolucionare sa i përket arsimit është mësimi tërëditor në Prishtinë. Ka ndodhur në 12 shkolla dhe brenda katë viteve të ardhshme do të ndodhë në të gjitha shkollat në Prishtinë. Është pasuri kombëtare që fëmijët të kenë mësim tërëditor në shkolla. Është fat. Ky është vizioni ynë”, tha Abdixhiku.
.


