Smajl Latifi: Gruaja shqiptare ka rol thelbësor në përpjekjet historike për liri dhe në procesin e shtetndërtimit

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe njëherit kandidat për një mandat tjetër nga AAK-ja, Smajl Latifi ka zhvilluar një takim me gratë e Rahovecit.

Në një postim në Facebook, Latifi tha se gruaja shqiptare ka rol thelbësor në përpjekjet historike për liri dhe në procesin e shtetndërtimit.

“Gruaja shqiptare ka rol thelbësor si në përpjekjet historike për liri ashtu edhe në procesin e shtetndërtimit e zhvillimit. Gratë do të jenë pjesë e barabartë e punës, vendimmarrjes dhe angazhimeve në Komunën e Rahovecit. Me gratë dhe për gratë, Puna Nuk Ndalet”, ka thënë ai.

Të ngjashme