Ilir Ferati në Shushicë dhe Prigodë: Besimin tuaj e kemi që herët dhe përkushtimi ynë për ta mbajtur nuk është zbehur asnjëherë

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, ka vizituar fshatërat Shushicë dhe Prigodë.

Në një postim në Facebook, Ferati tha se ka besimin e banorëve dhe është i përkushtuar për zhvillimin e tyre.

“Nga oda e familjes Sadikaj, plot diskutime për Shushicën, deri te familja Gashi për Prigodën bashkë me kandidatin tonë Shefqetin! Besimin tuaj e kemi që herët dhe përkushtimi ynë për ta mbajtur e forcuar nuk është zbehur asnjëherë, prandaj jemi sërish së bashku, për zhvillimin e fshatrave tuaja dhe për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Të ngjashme