Sekretari i NATO-s thotë t’i ketë kërkuar Vuçiqit llogari për sulmet në Banjskë

Prishtinë | 04 Tet 2025 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kopenhagë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rutte tha se biseda ishte e fokusuar në bashkëpunimin mes NATO-s dhe Serbisë, si dhe në rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj trupave të KFOR-it dhe Banjskën.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kopenhagë. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë”, shkroi ai.

https://x.com/SecGenNATO/status/1974153882440966317?s=46

Të ngjashme