Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në hapjen e shtabit zgjedhor në Studeniçan ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm kompromis politik, por kontratë shteformuese midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Për cka shton se kush prek atë marrëveshje, prek themelet e shtetit.
“Studeniçani foli qartë mbrëmë!Në hapjen e shtabit zgjedhor, pata nderin të ritheksoj një të vërtetë themelore: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm kompromis politik, por kontratë shtetformuese midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kush prek atë marrëveshje, prek themelet e shtetit tonë. Heqja e balancuesit, abrogimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe shuarja e mekanizmave mbikëqyrës janë hapa që dëmtojnë rëndë interesin kombëtar të shqiptarëve dhe shkatërrojnë frymën e bashkëjetesës. Ne nuk duam ndasi, duam bashkëjetesë të ndershme, respekt dhe dinjitet për çdo qytetar. Politikanët e rinj duhet ta lexojnë historinë: ajo ka qenë e dhimbshme, por na mëson se e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt dhe barazi. Populli është në këmbë, referendumi na pret dhe së bashku do të vendosim përfaqësuesit tanë”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/share/p/16EhiBTU7x/