Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka publikuar pamje nga puna e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena”. Ramosaj ka falë punës së tyre po mbahet gjallë synimi i tyre për një Deçan të pastër.
“Çdo ditë djersë e përkushtim në punën e pandalshme🦺🧤, për ta mbajtur gjallë synimin tonë këmbëngulës ✅☘️🌳 për një Deçan të pastër♻️, në mirëmbajtjen e hapësirave publike, falë duarve punëtore të të palodhshmëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena”. 🧹🗑️👏”, ka shkruar Ramosaj.