Gruda i bindur: Petrit Hajdari do ta kthejë fitoren e PDK-së në Drenas, PDK do të fitojë në mbi 10 komuna

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 14:47 | Nga Drita Dërmaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda në intervistë për Ekonomia Online tha se Petrit Hajdari do të fitojë Drenas, në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Petrit Hajdari në Drenas, i cili është një djalë i ri funksionon në një ambient të polarizum politik shumë të madh në Drenas. Ka arrit me ndërtu një ekip të mirë që do ta tejkaloj polarizimin dhe do ta kthej fitoren e PDK-së në Drenas”, tha ai.

Gruda teksa shprehet i bindur për fitoren e kandidatit të PDK-së, Petrit Hajdari në Drenas, ka thënë se PDK do t’i fitojë në mbi 10 komuna pa balotazh.

“Partia Demokratike e Kosovës bazuar në fushatën që e kemi pasur për këto javë dhe sondazhet e brendshme që kemi bërë dhe me entuziazmin që shohim gjithandej Kosovës jemi të bindur që ne do të fitojmë mbi 10 komuna. Shumicën prej tyre do t’i fitojmë në raundin e parë por për një numër të madh të komunave ne do të jemi në balotazh dhe jemi të bindur që pas balotazhit poashtu do të fitojmë. Kështu që PDK-ja do të fitoj mbi 10 komuna të Kosovës. Nuk do t’i përmendja emrat e komunave që besojmë se do të fitojnë sepse mund t’i dekurajojmë ndonjë komunë që është afër për të fituar kështu që nuk duam t’i dekurajojmë ndonjë aktivist edhe zyrtar të partisë që po punojnë çdo ditë që me rrit votën dhe çdo ditë e kemi një 24 orësh që e ndryshon gjendjen sepse ne njihemi si partia që ofron kandidatë më të mirë, programin më të mirë dhe kandidatët për asamble më të mire”, tha Gruda në intervistën për Ekonomia Online.

Gruda tregoi edhe pritshmëritë e PDK-së për Komunën e Prishtinës.

“Për komunës e Prishtinës jam i bindur që PDK-ja do të shkoj në balotazh edhe Prishtina do të ketë balotazh për shkak të faktit që kemi tri forca të mëdha dhe presim që njerëzit në Prishtinë e kanë kuptu drejtë që ajo që përfaqëson Uran Ismaili është zgjidhja e vetme për qytetarët e Prishtinës. Është një fushatë që çdo kryeqytet evropian do t’ia kishte lakmi dhe që e meritojnë qytetarët e Prishtinës”, tha ai.

Ndërkaq për Gjilanin, Gruda tha se do të jenë në balotazh dhe shtoi se Arian Tahiri do ta fitojë Mitrovicën pa pasur nevojë për balotazh. Ai si të veçantë të PDK-së për këto zgjedhje e ka spikatur faktin e 237 kandidatëve të rinj që garojnë për asamble komunale.

“Në Gjilan do të jemi në balotazh. Kandidati ynë atje ka përformuar jashtëzakonisht mirë në fushatë, në debate, në paraqitje ka masivitet të pjesëmarrjes së njerëzve dhe do të jemi në balotazh atje. Por ajo që është e rëndësishme të thuhet në nivel të Kosovës, jemi partia që ofrojmë 237 kandidatë të rinj në garën për asamble komunale. Kjo është diçka e jashtëzakonshme sepse këtë e dallojmë ne çdo ku, ku shkojmë në tubime, takime është një energji rinore që vlon për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për zgjedhjet e reja dhe jemi partia që kemi kandidu më së shumti gra në këto zgjedhje lokale, kandidate për kryetare të komunës, jemi partia që përveç asamblesë komunale por edhe për kryetar komune kemi ofru kandidat të rinj të cilat ndoshta nuk kanë qenë të njohur në masë të duhur por kanë shpërthy në këto zgjedhje, do ta përmendja Arian Tahiri i cili do ta fitoj Mitrovicën patjetër është një figurë e jashtëzakonshme politike që njerëzit në Mitrovicë i ka bind me programin, korrektësinë dhe qytetarinë që e ka tregu në këtë fushat. Mitrovica presim që të mbyllet në raundin e parë sepse çdo matje tregon dhe çdo takim me qytetarët tregon që kjo komunë mund të mbyllet pa balotazh sepse dallimi është shumë i madh. Në njërën anë është Arian Tahiri që njeh çdo lagje, çdo rrugë të Mitrovicës dhe ka program dhe në anën tjetër është një kandidat tjetër që e kemi parë në debate që nuk mund të konkurroj asesi me Arian Tahiri”, tha Gruda.

Të ngjashme