Presidentja Osmani pret sonte dy zyrtare të larta të Austrisë dhe Sllovenisë

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sonte në orën 19:00 pret në takim ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm si dhe sekretaren Shtetërore për Çështjet Evropiane, të Drejtën Ndërkombëtare dhe Mbrojtjen e Interesave dhe Diplomacinë Ekonomike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiq.

Takimi zhvillohet në Kabinetin e Presidentes Osmani. Në njoftimin e Zyrës së presidentes thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Të ngjashme