Përparim Rama takohet me mësimdhënës, i falënderon për bashkëpunim në mësimin tërëditor: Projekt pozitiv

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me mësimdhënës të kryeqytetit.

Rama i ka falënderuar për kontributin dhe angazhimin në zbatimin e mësimit tërëditor. Rama tha se ky ishte projekt tejet pozitiv.

“Mirënjohje të thellë për të gjithë mësimdhënësit që frymëzojnë dhe udhëheqin gjeneratat e reja. Mësimi tërëditor është një projekt pozitiv për ju si mësimdhënës dhe për ju si prindër. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj në këtë reformë progresive dhe shumë të rëndësishme për kryeqytetin”, ka shkruar Rama.

“Bashkë shkojmë përtej”, tha i pari i kryeqytetit.

Të ngjashme