Dy shtetas të Bosnjë e Hercegovinës ndalohen në Beograd – njëri kishte simbole shqiptare

Prishtinë | 07 Tet 2025 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se mbrëmjen e 6 tetorit, në Parkun e Pionierëve në Beograd, janë ndaluar dy shtetas të Bosnje e Hercegovinës, M.S. (30) dhe S.R. (22), të cilët nuk kishin vendbanim të regjistruar në Serbi.

Gjatë kontrollit, te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbolet e flamurit shqiptar.

Ndaj tyre do të ngrihen padi për kundërvajtje sipas Ligjit për të Huajt, ndërsa ndaj M.S. edhe për shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionet.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse të ndaluarit kishin lidhje me protestuesit proqeveritarë të vendosur prej muajsh në parkun përballë Parlamentit të Serbisë.

Të ngjashme