Avni Bytyçi nga PDK i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit i cili tha se “A mundet me pytë dikush Uran Ismailin pse e kanë blloku Kosovën në SEPA?”.
Bytyçi i ka thënë se si qeveri kanë dështuar në integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe në BE.
“Jo Hekuran, ligjet shkruhen në dy forma: në formën e drejtë, në përputhje me Kushtetutën dhe acquis communautaire, ose në formën e gabuar. Qeveria, në të cilën je pjesë ti, jo vetëm që i ka shkruar ligjet gabim, por mban edhe rekordin për shkelje kushtetuese. Nuk po e kuptoj pse po e përmend Uranin — sa mbaj mend, ai as që ka qenë pjesë e Kuvendit për pjesën më të madhe të kohës. Si qeveri keni dështuar në çdo aspekt në integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe në BE, e sot po e fajësoni Uranin dhe PDK-në pse po i dërgojnë rastet dhe ligjet në Gjykatën Kushtetuese. Mos kështu — ruaje pak nivelin ka shkruar Bytyçi.