Fjolla Morina ndan foton krah partnerit

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa postime të reja në rrjete sociale, ku shihet në momente të afërta me partnerin e saj.

Në njërën prej pamjeve, dyshja ndodhet në një veturë luksoze, ndërsa në një tjetër foto, Fjolla pozon pranë tij me buzëqeshje dhe një energji që nuk kalon pa u vënë re.

Edhe pse Fjolla është aktive në rrjete dhe ndan shpesh fragmente nga jeta e saj, këtë herë ajo ka vendosur të ruajë misterin, duke mos zbuluar ende fytyrën apo identitetin e të dashurit.

Pas shumë peripecish dhe ngjarjeve të bujshme, duket se Fjolla po kalon një periudhë të qetë e të lumtur, ndërsa postimet e fundit janë një tregues se dashuria ka trokitur sërish në jetën e saj.

Të ngjashme