Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për një mandat të tretë qeverisës, por është gjithashtu e gatshme edhe për zgjedhje të reja parlamentare, raporton Ekonomia Online.
“Ne po bëhemi gati që të qeverisim më shumë se kurrë nëpër komuna anë e mbanë Kosovës. Të rikthejmë qeverisjen në kryeqytet dhe, që është shumë më e rëndësishme, të bëhemi gati për qeverinë Kurti 3. Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. Gatishmëria jonë është e plotë, veçse njëherë plani ynë është për qeverinë Kurti 3. Për këtë po përgatitemi ne, dhe për këtë besoj që duhet të përgatiten edhe të tjerët”, tha Kurti.