Ryva Kajtazi shfaqet me veshje tradicionale arabe në Abu Dhabi

Prishtinë | 14 Tet 2025 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ryva Kajtazi, po shijon disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo vizitoi Xhaminë e Madhe “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi, një nga xhamitë më madhështore në botë.

E veshur me shaminë tradicionale mbi kokë, Ryva ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Ndjekësit kanë shkruar mesazhe duke e vlerësuar artisten për elegancën dhe respektin ndaj kulturës vendase.

Xhamia “Sheikh Zayed” njihet për arkitekturën e saj madhështore, mermerin e bardhë, kupolat e arta dhe ambientin solemn.

Të ngjashme