Dy vajza të mitura janë zhdukur në Kosovë. Policia ka njoftuar se njëra vajzë e mitur është zhdukur në Prishtinë që nga 17 tetori, ndërsa rasti i tjetër është në Prizren, ku po ashtu e mitura është larguar nga shtëpia që nga mbrëmja e 18 tetorit.
“Prishtinë 17.10.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, me 20.10.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Edhe rasti i të miturës në Prizren është duke u hetuar.
“Rr. Xhevë Lladrovci, Prizren 18.10.2025 – 22:30. Ankuesja me 20.05.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia në raportin 24 orësh.