Punë, studime apo bashkim familjar në Angli? Ja testi i gjuhës që kërkohet nga Ambasada Britanike

Prishtinë | 21 Tet 2025 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Nëse po planifikoni të aplikoni për vizë pune, studimi apo bashkim familjar në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të njiheni me testin zyrtar të gjuhës angleze “Skills for English’– test i aprovuar nga Home Office (UK Visas & Immigration). Ky test është tashmë i disponueshëm edhe në Kosovë, përmes Anglia Academy LLC në Prishtinë.

Test i aprovuar nga Qeveria dhe Ambasada Britanike – i disponueshëm në Kosovë
“Skills for English” është një nga testet e miratuara zyrtarisht nga Qeveria dhe Ambasada Britanike për të dëshmuar njohuritë gjuhësore të nevojshme në aplikimet për vizë.

Testin PSI Services – Skills for English UKVI mund ta zhvilloni plotësisht në Kosovë, falë Anglia Academy LLC, e cila është partner zyrtar i licencuar nga PSI Services LLC – kompania ndërkombëtare që administron testet për aplikime zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Për cilat lloje vizash kërkohet Skills for English?
Vizë pune (Skilled Worker Visa) – për profesionistët që aplikojnë për punë

Bashkim familjar (Family Visa)

Vizë studentore (Student Visa) – për ata që duan të studiojnë në universitetet britanike

Rezidencë dhe Shtetësi Britanike (Settlement & Citizenship)

Pse të zgjedhësh testin Skills for English?
Qendër testimi në Prishtinë

Rezultatet brenda 3 ditëve nga dita e testimit

Sesione testimi çdo javë

Testi realizohet 100% në kompjuter, pa person fizik përballë

Ky test ofron fleksibilitet të plotë, vlerësim të drejtë dhe procedura të standardizuara ndërkombëtare.

Një hap drejt Anglisë – nga Prishtina
Mos humbni kohë dhe para duke udhëtuar jashtë vendit për testet e nevojshme.
Në vetëm një ditë, mund të zhvilloni testin “Skills for English” në Prishtinë – dhe të nisni udhëtimin tuaj drejt një jete të re në Angli.

Të ngjashme