U kapën duke i përgatitur qeset me marihuanë për shitje, arrestohen

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik pasi u zunë me substanca narkotike. 

Të dyshuarit u hasën duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje. 

Policia në raportin 24-orësh ka konfiskuar substancën si dhe para. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme