Krasniqi në Vushtrri për Idrizin: Modeli i tij i punës do të vazhdojë edhe 4 vitet e ardhshme

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, duke thënë se çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim.

Krasnqi tha se katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete dhe shtoi se modeli i tij i punës do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme.

“Në Vushtrri, me Kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij, ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi. Edhe sot, çdo hap, çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim”.

“Katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim. Modeli i tij i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa ma e mirë përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme