Inxhinieri vdiq në kantierin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik

Prishtinë | 25 Tet 2025 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi teknik 64-vjeçar pas aksidentit fatal në kantierin në fshatin Paulesh të Peqinit në Shqipëri, ku u rrëzua nga lartësia dhe humbi jetën inxhinieri 42-vjeçar.

Policia në Elbasan ka dalë me një njoftim për rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë’, raporton Tch

Të ngjashme