Medon Berisha ka shënuar gol të bukur për Lecce-n, në sfidën e sotme ndaj Udineses.
Teksa Udinese po kryesonte me rezultat 2:0, sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi për 2:1 në minutën e 59-të, duke e ngushtuar rezultatin e epërsisë.
Ai shënoi nga gjuajtja e lirë, pasi u shkaktua një ndërhyrje në njërin prej futbollistëve mysafir.