Universiteti i Prishtinës ka apeluar Inspekcionin komunal dhe organet ligjzbatuese që të verifikojnë lejen ndërtimore të një objekti, që u ndërtua të shtunën në kampusin qendror të UP-së.
Përmes një reagimi zyrtar, UP-ja thotë se që nga 23 shtatori ka njoftuar Inspekcionin rreth këtyre punimeve të dyshimta.
“Universiteti i Prishtinës fton organet përgjegjëse komunale dhe shtetërore që nëse shtesa e objektit e ndërtuar para katër ditësh nuk ka leje, ta rrënojnë atë dhe ta kthejnë gjendjen ashtu si ishte para shtatorit 2025. Për më shumë, në hapësirën ku u shtua ky ndërtim ka dyshime të bazuara se zhvillohen edhe veprimtari të dyshimta që mund të mos kenë leje dhe nuk përkojnë me aktivitetet që duhet të organizohen në një kampus universitar” thuhet në deklaratën e UP-së.