Intervistohet një person në rastin e serbit të rrëmbyer në territorin e Kosovës

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Është intervistuar një i afërt i Millan Vukashinoviq i cili u plagos e më pas dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq, raporton Ekonomia Online.

Intervistimin e tij e ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Është inverstu një person, e që është i afërt i viktimës”, ka treguar ai për Ekonomia Online.

Kujtojmë se Vukashinoviq është rrëmbyer me 1 nëntor, dhe se nga ajo ditë nuk dihet asgjë.

Ndërkohë që avokati i tij, Ivan Niniq ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrisë serbe por edhe ndaj grupit të kryeterroristit Millan Radojçiq për veprën penale “tentim vrasje”.

Të ngjashme