Muharremi: Mos të harrojmë që ato €100 të dhëna sot kanë vlerën reale të vetëm rreth €65 nga viti 2021

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 17:13 | Nga Shenoll Muharremi

Opinionisti Shenoll Muharremi, ka thënë se 100 eurot e dhëna për studentët, kanë vlerën reale të 65 eurove të vitit 2021.

Sipas tij, në këtë mënyrë po tentohet të blihet vota e tyre.

Postimi i plotë:

Aq shumë është keqmenaxhuar ekonomia dhe janë rritur çmimet dhe kosto e jetës.

Sot po tentohet të blihet vota e qytetarit, studentit, me 100 euro me paranë publike të qytetarit dhe kjo quhet korrupsion elektoral i pastër se po ndodhë tri ditë para votimit të balotazhit.

Edhe më keq, ato para të zhvlerësuara nuk do të përmirësojnë as arsimin, as jetën studentore. Përkundrazi, shumica e tyre do të dalin jashtë përmes deficitit tregtar që ka shku në 500 milionë euro në musk… duke e dëmtuar kështu edhe më tepër ekonominë tonë.

Në vend që të investohet në cilësi të arsimit, kushte dhe mundësi për studentët, në r&d qeveria po “investon” në mashtrim dhe blerje votash. Në varfërim dhe në manipulim politik.

Sot studenti nuk po ndihmohet, po blihet, po mashtrohet dhe Kosova po varfërohet.

Të ngjashme